Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike
Çmimet e larta në plazhet private po dyndin hapësirat publike në Vlorë. Pushues vendas, pensionistë dhe turistë të huaj po zgjedhin zonat falas për të kaluar pushimet, ndërsa kërkesa ndaj bashkisë për më shumë hapësira publike mbetet e lartë. Me nisjen e sezonit turistik, dhjetëra qytetarë dhe pushues vendas po zgjedhin të kalojnë pushimet në plazhet publike falas të Vlorës. Për shumë pensionistë dhe familje, çmimet e çadrave dhe shezlongëve në plazhet private mbeten të papërballueshme, ndaj hapësirat publike janë alternativa e vetme për të shijuar detin gjatë verës. Plazhet publike mbushen që në orët e para të mëngjesit, ndërsa në shumë zona private numri i pushuesve është dukshëm më i ulët. Pushuesit kërkojnë më shumë hapësira publike, duke theksuar se kostot e larta të...
Burimi:
javanews.al