Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, krijohet radhë kilometrike në pikën kufitare
Radhë kilometrike e automjeteve është shënuar sot në 22 prill në pikën kufitare të Kakavijës. Siç raportohet, ka rënë sistemi ESS (hyrje-daljeve) në hapësirën e Shengen-it apo në BE. Dyshohet se problemin e ka pala greke. Për pasojë, është krijuar radhë tepër e gjatë makinash nga ana e Greqisë. Kujtojmë se nga data 12 tetor 2025, nisi gradualisht funksionimi i sistemit të ri të hyrje/daljes, një mekanizëm modern i menaxhimit të kufijve që regjistron automatikisht. Sistemi i ri synon që të forcojë sigurinë dhe kontrollin e kufijve të Bashkimit Europian. Sistemi “Entry/Exit System” (EES) do të zëvendësojë tanimë vulosjen tradicionale të pasaportave me regjistrim digjital të të dhënave biometrike. Zbatimi i tij parashikohej të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë te të gjithë turistët, udhëtarët për qëllime biznesi...
Burimi:
javanews.al