Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrime dhe sigurimin e pronave nga përmbytjet. Ministria e Financave iu ka çuar për konsultim institucioneve të linjës projektligjin e rishikuar “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” të cilit i bashkëngjiten edhe përmbytjet. Kjo një lëvizje e lidhur drejtpërdrejt me ekspozimin e shtuar të banesave dhe tokave ndaj këtij rreziku që shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe këtë fillim-vit. Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet dhe përmbytjet pritet ta kenë të gjithë qytetarët, shkruan A2 CNN. Sipas projektligjit, çmimi i sigurimit nuk do të përcaktohet nga tregu, por do të miratohet nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e riskut, zonës gjeografike dhe tipologjisë së ndërtesës. Metodologjia e llogaritjes së primit do të mbështetet...