AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit ka publikuar raportin vjetor mbi gjendjen e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, për 2025-ën, ku ka kritikuar gjendjen në sistemin penitenciar shqiptar. Në raport, Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e pesë burgjeve që, sipas institucionit, cenojnë dinjitetin njerëzor dhe afrohen me standardin e trajtimit degradues. Bëhet fjalë për institucionet e vuajtjes së dënimit në Burrel, Kosovë-Lushnjë, Kukës, si dhe burgjet “Mine Peza” (302) dhe “Jordan Misja” (313). Gjetjet bazohen në inspektimet e kryera në 18 IEVP gjatë vitit 2025, si edhe në 115 ankesa të trajtuara nga të burgosur dhe familjarët e tyre. Sipas raportit, mbipopullimi mbetet një tjetër nga problemet më të mëdha në disa institucione. Situata më kritike paraqitet në IEVP Lezhë, ku mbipopullimi...