AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

Avokati i Popullit kërkon mbylljen e Burgut të Burrelit, Kosovë Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” dhe godina A e IEVP “Jordan Misja” 313, teksa thekson se në këto institucione janë konstatuar “ambiente të amortizuara, mungesë hapësirash, lagështirë, ajrim dhe ndriçim i pamjaftueshëm, kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme”. Avokati Edmond Petraj në emisionin ‘Frontline Intervieë’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv e cilësoi raportin e Avokatit të Popullit si një alarm për shtetin, i cili kërkon veprim të menjëhershëm. Për avokatin Petraj, burgjet e përmendura nga Avokati i Popullit kanë problematika të shumta me mbipopullimin dhe kushtet higjeno-sanitare, duke shkelur çdo lloj standardi.“Ky është një raport që vë në alarm shtetin, i cili duhet të veprojë. Nëse flasim për te Jordan Misja, ai është një burg i...