Amer Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë ku rritja nuk mjafton më për të garantuar zhvillim real. Paralajmërimi vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanović, i cili theksoi se rajoni rrezikon të mbetet në një model që prodhon rritje, por jo transformim. Duke folur në forumin e biznesit KFF2026 në Prishtinë, ai dha një shifër që përmbledh problemin: mbi 190 mijë punëtorë mund të mungojnë në pesë vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, produktiviteti i punës në rajon mbetet rreth 40% e mesatares së Bashkimit Europian, një hendek që e bën të vështirë afrimin real me ekonomitë e BE-së. Sipas Kapetanović, vendet e rajonit përballen me një zgjedhje të qartë: ose kalojnë drejt një modeli të ri...
Burimi:
javanews.al