15 familje të evakuuara në Bushat, si është situata pas përmbytjeve në Shkodër

15 familje të evakuuara në Bushat, si është situata pas përmbytjeve në Shkodër

Situata është përmirësuar ndjeshëm mëngjesin e kësaj të mërkure, pas reshjeve të dendura të shiut të cilat shkaktuan përmbytje dhe një sërë problematikash ditën e djeshme në të gjithë vendin. Megjithatë problematikat mbeten, me rreth 15 familje që ende vijojnë të evakuuara në Bushat të Shkodrës. Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton se situata hidrometeorologjike në territorin e qarkut paraqitet kryesisht e qëndrueshme dhe nën kontroll, pas monitorimit të vazhdueshëm në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Emergjencave Civile. Në Bashkinë Shkodër reshjet e shiut kanë pushuar prej disa orësh. Megjithatë, në disa zona ka ujë në tokë bujqësore dhe oborre, ndërsa në zonën e Obotit në rrugën kryesore është regjistruar prani uji 30–40 cm, duke lejuar qarkullimin vetëm për mjete të larta. Në Bashkinë...