11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

Sipas statistikave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një tjetër rekord gjatë vitit 2025. TIA shënoi 11.6 milionë pasagjerë, duke regjistruar një rritje prej 8.7 për qind krahasuar me vitin 2024. Me këtë performancë, aeroporti i Tiranës renditet i pari në rajon për nga fluksi i udhëtarëve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se rritja e vazhdueshme e trafikut ajror është një tregues i qartë i zhvillimit të turizmit dhe besimit në destinacionin tonë. Gjatë vitit që lamë pas, rrjeti ajror u zgjerua ndjeshëm me 15 destinacione të reja. Po ashtu, bashkëpunimi është forcuar me shtimin e 7 linjave ajrore partnere. Autoritetet vlerësojnë se ky zhvillim ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e...