“Skenar i njohur”/ Gazetari: Ajo seancë duhet bërë, sepse opozita duhet ta lërë Edi Ramën të gabojë
I ftuar në nje emision televiziv, gazetari Andi Tela komentoi zhvillimet e fundit politike dhe thirrjen e opozitës për protestë më 12, në të njëjtën ditë me seancën parlamentare për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas Telës, ajo që po ndodh aktualisht është një skenar i njohur në politikën shqiptare. Duke komentuar deklaratat e drejtuesve të opozitës, Tela vuri në dukje se duhet shmangur çdo veprim që mund të përdoret si justifikim për shtyrjen apo anulimin e seancës. Ai iu referua edhe qëndrimeve të kreut të PD, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PD, për protestën e paralajmëruar. Sipas Telës, nëse opozita ushtron presion nga jashtë apo krijon tension brenda sallës, rrezikon t’i japë mazhorancës një argument për të mos e zhvilluar seancën. Gazetari theksoi...
Burimi:
sot.com.al