“S’kemi lidhje me protestat”, Vetëvendosje! i përgjigjet Ramës: Të komunikonte dhe t’i jepte llogari qytetarëve të revoltuar

“S’kemi lidhje me protestat”, Vetëvendosje! i përgjigjet Ramës: Të komunikonte dhe t’i jepte llogari qytetarëve të revoltuar

Në kulmin e protestave që vijojnë prej 23 ditësh në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar zyrtarisht duke mohuar çdo përfshirje si subjekt politik në organizimin apo mbështetjen e tyre.Qëndrimi është bërë publik nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Enver Dugolli, i cili sqaroi se çdo mbështetje që vjen nga individë të lidhur me këtë lëvizje është thjesht personale dhe jo e organizuar politikisht.“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë, thjesht ne, disa aktivistë apo disa njerëz, eksponentë, solidarizohemi me kërkesat e drejta të qytetarëve, shqetësimet e tyre të drejta dhe me kaq mbaron, pra nuk bëhet fjalë që Vetëvendosja nga Kosova apo nga cilado pjesë që ka ndonjë rol të veçantë në këtë protestë”, tha Dugolli.Njëkohësisht, Dugolli i është...