Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës janë njohur prej disa ditësh me një projektvendim të firmosur nga kryebashkiaku socialist Vangjel Tavo për krijimin e shoqërisë bashkiake “Himara Invest” SH.P.K., një kompani që sipas aktit të themelimit do të menaxhojë asetet publike të kësaj bashkie dhe do të përfshihet në projekte zhvillimi me privatët. Nisma synon krijimin e një kompanie, në pronësi të bashkisë, për administrimin e plazheve publike, aseteve bashkiake dhe aktiviteteve të tjera ekonomike vendore, por është kundërshtuar nga këshilltarët e partive opozitare në këtë bashki. Afrovita Dhimojani, kryetarja e degës së Partisë Demokratike dhe anëtare në Këshillin Bashkiak bëri një thirrje publike për pjesëmarrje të qytetarëve në mbledhjen e parashikuar për të premten me synimin për të kundërshtuar këtë projekt të Tavos. Ajo...