Skandali TIBO! Skema e mashtrimit 2.2 mln euro, Prokuroria e Tiranës çon në gyq administratorin dhe 5 të tjerë (EMRAT)
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri biznesi për mashtrim, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash. Bëhet fjalë për shtetasit: Andand Mahmuti, Blerina Kapaj, Blerina Kota, Mirela Guri, Mirgen Zaçellari dhe Saimir Gora. Gjithashtu, edhe 5 shoqëri: “MAGOËARE” sh.p.k., “OVER SPORT” sh.p.k., “TIBO AL” sh.p.k., “TIBO Communications” sh.p.k. dhe “TIBO” sh.p.k. Hetimi nisi pas kallëzimit të biznesmenes shqiptaro-gjermane, Mirlinda Heidorn, të cilës, shtetasi Adnand Mahmuti dhe ortakët e tij i kërkuan një hua prej 2.2 milionë eurosh për realizimin e një projekti. Sipas hetimeve, Andand Mahmuti përdori gënjeshtrën dhe shfrytëzoi marrëdhënien miqësore me shtetasen M.H. për të mos i kthyer paratë. Ai përdori pozitën e tij si administrator dhe ortak në disa kompani të lidhura...
Burimi:
zeri.ai