Skandali/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet

Skandali/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet

Banka Raiffeisen në Tiranë fshehu paratë e Bankers Petroleum përmes një manovre tinëzare me qëllim që qeveria dhe kreditorët e tjerë privatë të mos mblidhnin dot detyrimet e papaguara të kompanisë kineze. Skandali i rëndë, i cili tashmë është edhe pjesë e dosjes së SPAK, bën bashkëpuntore edhe një nga bankat më të mëdha në vend, në skemën kriminale të ngritur në këmbë nga drejtuesit kinezë të Bankers Petroleum për të zhdukur paratë e naftës shqiptare duke lënë pas malin me borxhe. Për shkak të borxheve të mëdha, Bankers Petroleum praktikisht nuk mund të përdorte dot asnjë llogari për të bërë pagesa në Shqipëri, pasi paratë do të sekuestroheshin menjëherë si nga tatimet apo dhe nga subjektet e tjera, ndaj të cilave Bankers ka detyrime...