Skandali me pronat/ Kadastra nuk lejon KLSH-në të auditojë
Ndërkohë që Brukseli zyrtar ka vendosur si kusht thelbësor për integrimin e Shqipërinë në Bashkimi Europian rritjen e transparencës dhe luftë të vendosur kundër korrupsionit në çështjen e pronave, Agjecia Shtetërore e Kadastrës, gjatë dy viteve të fundit që drejtohet nga Lorena Goxhobelli, është shndërruar në një institucion-bunker. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, gjatë një raportimi të zhvilluar këtë të Hënë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kërkoi ndërhyrjen urgjente të Kuvendit të Shqipërisë që të krijojë aksesin për të kryer kontroll pranë Agjencisë së Kadastrës. Ai deklaroi se “KLSH nuk ka asnjë lloj aksesi me ASHK dhe nuk mund të shtrohet aspak për diskutim marrëdhëniet ndërinstitucionale”. Duke rikujtuar se “regjistrimi i pronave duhet të ketë transparencë të plotë dhe çdo...
Burimi:
sot.com.al