Skandali me karburantet/ Si po “vjel” qytetarët bashkëpunimi shtet-grosistë

Skandali me karburantet/ Si po “vjel” qytetarët bashkëpunimi shtet-grosistë

Skandali me karburantet/ Si po “vjel” qytetarët bashkëpunimi shtet-grosistë Edhe pse Shqipëria është një ekonomi e vogël që teorikisht duhet të preket pak nga lëkundjet globale, realiteti tregon të kundërtën. Konfliktet e fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë shërbyer si preteksti perfekt që tregtarët e naftës në Shqipëri të ndryshojnë tabelat e çmimeve brenda natës. Pse çmimet rriten menjëherë? Është e logjikshme që rritja në bursa kërkon kohë të reflektohet, pasi nafta që konsumohet sot është blerë javë më parë. Zinxhiri i furnizimit kalon nga portet e Porto Romanos dhe Petroliferës drejt shumicës e më pas te pikat e pakicës. Sipas ligjit shqiptar që prej vitit 1999, kompanitë detyrohen të mbajnë rezerva sigurie për 90 ditë. Pra, do të duheshin tre muaj që kriza...