Skandali i KESH, qeveria nuk siguron certifikatat jeshile, taksa e BE mbi karbonin bllokon shitjen e energjisë…

Skandali i KESH, qeveria nuk siguron certifikatat jeshile, taksa e BE mbi karbonin bllokon shitjen e energjisë…

Tre ditë më parë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tentoi të shiste një sasi të madhe energjie për t’i paraprirë prurjeve të furishme nga reshjet dhe për të shmangur shkarkimet e ujit. Por tentativa dështoi, pasi asnjë kompani nuk pranoi të blinte energji. Pas dështimit të parë KESH ja u ofroi energjinë kompanive me çmimin thuajse falas prej 15 euro për megavat orë. Por sërish askush nuk pranoi të blinte asnjë kilovat energji. Arsyeja? Sipas Kapital, një taksë e re e vendosur nga bashkimi europian mbi karbonin dhe neglizhenca e qeverisë shqiptare për të marrë koefiçentët e karbonit nga BE, e kanë shndërruar energjinë e prodhuar nga KESH nga një bekim në një mallkim, i cili tashmë do bjerë mbi financat e kompanisë, por edhe në kurrizin...