Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

“Vape”, një pajisje elektronike me përmbajtje nikotine dhe me aroma të ndryshme po përdoret në masë në Tiranë edhe nga të miturit.  Një vëzhgim i Report Tv zbulon se fenomeni ka prekur edhe fëmijë të moshës 11 vjeç, të cilët arrijnë ta marrin Vape duke e porositur në aplikacionet online “Delivery” për të shmangur refuzimet në dyqane fizike, duke qenë se janë në 18 vjeç. *** Një 11-vjeçar hyn në një tabakino në zonën e “Ali Demit” në Tiranë dhe i kërkon shitëses të blejë një “Vape”. I mituri, për të cilin Report Tv mori lejen e prindërve për tu bërë pjesë e këtij investigimi, largohet pa mundur ta marrë atë, me këshillën e shitëses se është i vogël dhe nuk mund të konsumojë këtë...