Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur
Në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, këngëtari i njohur Ardian Trebicka rrëfen një histori, që prej tre vitesh e ka lënë jashtë banesës së tij. Sipas tij, gjithçka nisi kur Ines Jaho, këshilltare pranë Ministrisë së Financave u ofrua të blinte apartamentin, që ai zotëron në katin e 10-të të pallatit. Me besimin, se marrëveshja e shitblerjes ishte vetëm çështje kohe, Trebicka e lejoi Jahon të hynte në banesë, për të kryer disa rregullime. Por, marrëveshja nuk u finalizua kurrë. Kur erdhi momenti, për të firmosur kontratën te noteri, procesi u ndërpre dhe çështja përfundoi në gjykatë. “Në fund të 2022 doja të shisja një apartament në pronësisnë time për një problem familjar shëndetësor, m’u afrua mbesa e një mikeshe tonë. Kërkesa ishte që të hynte...
Burimi:
gijotina.com