Skandal si Unaza/ ARRSH shpalli fituese kompaninë me letra false në tenderin 12 milionë euro të mirëmbajtjes
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal me pikëpyetje të mëdha korruptive, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues në një nga lotet e tij, një kompani që dyshohet se ka dorëzuar letra false. Kapitali publikon dokumentat ekskluzive, që hedhin hije të forta dyshimi me integritetin e një prej tenderave më të mëdhenj të buxhetit të shtetit. Një skandal i ngjashëm me aferën e unazës, ku po ARRSH shpalli fituese kompaninë që kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit të Delawarit në SHBA. Këtë herë nuk janë falsifikuar firma, por dokumentat e kritereve të kualifikimit. Tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare të Shqipërisë gjatë 4 viteve të ardhshme ka një fond limit prej 47.5 milionë eurosh....
Burimi:
sot.com.al