Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve
Gazetari Osman Stafa ka reaguar sot lidhur me situatën shqetësuese tek Onkologjiku. Pacientët që ndjekin trajtimin me kimioterapi janë përballur me dyer të mbyllura dhe mungesë totale informacioni, duke rrezikuar vazhdimësinë e protokolleve mjekësore. Sipas tij, pacientët që janë paraqitur në spital në datat e përcaktuara për trajtim nuk kanë mundur të marrin shërbimin jetik për shkak të ditëve të pushimit. Kjo ndërprerje ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për pacientët, të cilët nuk janë njoftuar paraprakisht. Denoncimi i gazetarit Osman Stafa: Çfarë ndodh sot me pacientët e Onkologjikut? Pacienti paraqitet në spital për të kryer kimioterapinë sipas datës së përcaktuar dhe gjen derën e spitalit të mbyllur. Kimioterapia nuk është një procedurë që shtyhet sipas komoditetit të sistemit apo pushimeve zyrtare. Ajo ndiqet sipas protokolleve...
Burimi:
gijotina.com