Skandal i rëndë/  Drejtori i burgut me “shtëpi bari” me mbi 4 mijë rrënjë, del në skenë edhe emri i Ballës

Skandal i rëndë/ Drejtori i burgut me “shtëpi bari” me mbi 4 mijë rrënjë, del në skenë edhe emri i Ballës

Pamjet që shikoni janë nga banesa e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, brenda së cilës u gjetën mijëra bimë kanabisi. Sipas policisë, gjatë kontrolleve në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, shërbimet e policisë zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë. Nga hetimet paraprake rezulton se ambienti është në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, drejtor i burgut të Rrogozhinës, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Po ashtu, në vijim të veprimeve hetimore, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” është shpallur në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë...