S’ka qetësi për Krujën/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Abazaj, pranë “Kroit të Madh”
Riaktivizohet zjarri mbi lagjen Abazaj, në afërsi të vendit të quajtur “Kroi i Madh”, pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme prej katër ditësh me forca dhe mjete nga toka dhe ajri. Edhe pse disa herë është menduar se zjarri ishte shuar plotësisht, trashësia e madhe e humusit në këtë zonë ka favorizuar ruajtjen e prushit në brendësi të tokës. Të ndihmuara edhe nga era, vatrat e fshehura janë riaktivizuar sërish, duke rikthyer flakët në zonë. Forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Burimi:
sot.com.al