“S’ka ndriçim dhe zile emergjencë në qeli”, Meta pas raportit të Komiteti të Helsinkit: Trajtimi im çnjerëzor, si terrorist në kafazin ‘me 5 yje’
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që flet për shkelje të të drejtave minimale e cenimit të dinjitetit njerëzor, në raportin e publikuar së fundmi ka evidentuar që Ilir Meta në qeli nuk kishte ndriçim, si dhe se mungonte zilja e emergjencës. “Mosfunksionimi i këtij sistemi cenon garancitë infrastrukturore në rastet e emergjencës, pasi është konceptuar për t’i ardhur në ndihmë shtetasve që mund të kenë probleme shëndetësore apo problematika të tjera që mund të cenojnë jetën dhe sigurinë e tyre”, thuhet në raport. Evidentimet e raportit i ka publikuar edhe vetë Meta në Facebok, duke theksuar se këto konstatime të vërteta të KShH “nuk flasin vetëm për standardet çnjerëzore të trajtimit tim në paraburgim, identike me standardet e rrëmbimit, hetimit dhe gjykimit tim si terrorist në...
Burimi:
top-channel.tv