Situatë problematike në Pogradec dhe Korçë/ Lumi në fshatin Rrëmenj del nga shtrati, përmbyt banesat

Situatë problematike në Pogradec dhe Korçë/ Lumi në fshatin Rrëmenj del nga shtrati, përmbyt banesat

PAMJE NGA NGJARJA POGRADEC-Rreshjet intensive të shiut kanë shkaktuar problematika edhe në juglindje të vendit. Lumi i fshatit Rremënj ka dalë nga shtrati, teksa uji gjithashtu ka hyrë edhe në disa banesa të cilat ndodhen pranë bregut. Ndërkohë niveli i ujit të lumenjve Starovë e Vërdovë po rritet duke rrezikuar të dalin jashtë shtratit. Banorët e zonave, sidomos ata që ndodhen pranë lumenjve, duhet të tregojnë kujdes të shtuar.