Situata e motit në përmirësim në qarkun Shkodër, disa problematika vetëm në Malësi të Madhe…

Situata e motit në përmirësim në qarkun Shkodër, disa problematika vetëm në Malësi të Madhe…

Situata në territorin e qarkut Shkodër, datë 08.01.2026Në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të situatës hidrometeorologjike dhe bazuar në raportimet e përditësuara nga bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, situata e emergjencave civile në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet deri në këto momente, kryesisht e qëndrueshme. Reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët dhe në pjesën më të madhe të territorit kanë pushuar, ndërkohë që problematikat e evidentuara mbeten të lokalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.Në Bashkinë Shkodër është konstatuar rënie e prurjeve të lumit Drin, ndërsa në rrugën e Obotit vijon të ketë prezencë uji, është shtuar sipërfaqja e tokave me prezencë uji por pa problematika të tjera të raportuara deri në këto momente.Gjatë natës janë regjistruar reshje debore në zonat...