Siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra, vëlllai i Gjin Ndojit

Siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra, vëlllai i Gjin Ndojit

Durim dhe Valter Bami TIRANË-Jozi Kraja, 37-vjeç i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami.  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.  Njoftimi i policisë: Ekstradohet nga Zvicra, 1 shtetas i akuzuar nga...