Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

Një 34-vjeçar i kërkuar dhe i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale është arrestuar sot në qytetin e Durrësit. Sipas Policisë, në pranga ka rënë i riu Kristjan Lica, 34 vjeç, i cili akuzohet për sigurimin e sasive të lëndeve plasëse të përdorura në ngjarje kriminale. Sipas raportimeve, Lica ka siguruar eksploziv për një grup kriminal për kryerjen e një sulmi, ngjarje që sipas policisë është nën hetim e sipër nga autoritetet. Ndaj Licës ishte caktuar edhe masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit. Nuk jepen detaje për shënjestrën e atentatit ku do bënte pjesë edhe Lica apo për autorët e tjerë dhe motivet.