Siguria ushqimore në rrezik/ KLSH: Pesticidi i ndaluar në BE, gjendet në shumicën e mostrave të vajit të ullirit

Siguria ushqimore në rrezik/ KLSH: Pesticidi i ndaluar në BE, gjendet në shumicën e mostrave të vajit të ullirit

Një sasi vaj ulliri është tregtuar te konsumatori shqiptar në kundërshtim me legjislacionin, duke ngritur shqetësime për rrezik potencial ndaj shëndetit të konsumatorëve. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 199 subjekte që operojnë në prodhim, përpunim dhe tregtim të vajit të ullirit në vitin 2023 janë marrë vetëm 37 mostra në 9 subjekte, që përfaqësojnë rreth 3.5% të totalit. Nga këto, 28 mostra ose 75.7% rezultuan jo konformë, ndërsa 7 nga 9 subjektet e testuara (77.8%) kishin produkte problematike. Analizat treguan kontaminim me pesticide, përfshirë edhe substanca të ndaluara. Nga 37 mostra të vajit të ullirit, në 21 raste (rreth 57%) u konstatua prania e insekticidit “Chlorpyrifos Ethyl”, në 9 raste si gjurmë dhe në 12 raste si substancë aktive. Ndërkohë, Bashkimi...