“Siguria në burgje është vijë e kuqe”, Ministri i Drejtësisë reagon për operacionin në Elbasan: SHKBB do të shtojë kontrollet në të gjitha burgjet
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan, ku u arrestuan tre persona për futje të lëndëve narkotike në burg. Lamallari shkruan se SHKBB do të intensifikojë kontrollet në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. “Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: përballje me drejtësinë”, shkruan Lamallari mes të tjerash. “Përgëzoj operacionin e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan për goditjen e një mekanizmi kriminal të futjes së drogës brenda burgut dhe vënien para drejtësisë të tre të dyshuarve. Sikundër e theksova në takimin e fundit me drejtuesit e këtij shërbimi dhe drejtuesit e IEVP-ve...
Burimi:
gijotina.com