Si u grabitën 1.5 tonë k0kainë nga “Engjëlli i Vdekjes” dhe kush janë 4 fierakët e përfshirë në dosje

Si u grabitën 1.5 tonë k0kainë nga “Engjëlli i Vdekjes” dhe kush janë 4 fierakët e përfshirë në dosje

Mesnatën e 17 majit 2025, një studente ukrainase, banore e rrugës “Farborets väg 3” në Malmo të Suedisë, u zgjua së bashku me nënën e saj nga një zhurmë e fortë, e ngjashme me thyerjen e xhamave përtokë. Ajo doli të shihte se ç’po ndodhte në dritare dhe u gjend përballë një shfaqjeje të frikshme, ku silueta burrash të veshur me të zeza dhe me maska në kokë po vraponin në errësirë drejt një godine parkimi. Të tjerë dëshmitarë i panë burrat e maskuar teksa ngarkonin pako të dyshimta nëpër makina dhe largoheshin me motorë. “Një makinë kaloi me shpejtësi duke bërë një zhurmë gërryese dhe të frikshme gomash,” i tha studentja ukrainase policisë suedeze pas ngjarjes. E njoftuar fillimisht për një vjedhje të dhunshme,...