Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, Kadastra zbardh kriteret: Falas për ndërtesat me funksion banini
Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët mbi shërbimin “Kërkesë për kalimin e pronësisë të truallit shtetëror në përdorim”, i cili u vjen në ndihmë individëve dhe subjekteve që përdorin truall shtetëror, por nuk zotërojnë akt pronësie për të, ose akti që disponojnë është i pavlefshëm, në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Shërbimi mundëson pajisjen me dokument pronësie për truallin, në rastet kur qytetarët kanë akt të regjistruar ose të regjistrueshëm vetëm për ndërtesën e ndërtuar mbi truall shtetëror. Për të përfituar nga ky shërbim, duhet të plotësohen disa kritere bazë:* trualli dhe ndërtesa të jenë në posedim të subjektit aplikues;* ndërtesa të jetë përfituar ligjërisht, përmes privatizimit, blerjes nga ndërmarrjet shtetërore, ish-kooperativat bujqësore ose njësitë e vetëqeverisjes vendore, ose të...
Burimi:
argjiroja.net