“Si përdoren kauzat mjedisore në Shqipëri dhe Ballkan”/ IDEA publikon raportin: Një nga vektorët më të preferuar

“Si përdoren kauzat mjedisore në Shqipëri dhe Ballkan”/ IDEA publikon raportin: Një nga vektorët më të preferuar

Institute for Democracy and Electoral Assistance (IDEA) në raportin e tij të vitit 2025 për Ballkanin Perëndimor, ka dokumentuar se aktorë të huaj të lidhur me interesa ruse, kineze dhe rajonale shfrytëzojnë rregullisht temat mjedisore, etnike dhe kulturore për të koordinuar fushata dezinformimi në vende si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Mjedisi, sipas raportit, është bërë një nga vektorët më të preferuar, sepse mobilizon emocione legjitime të qytetarëve dhe e bën shumë të vështirë dallimin midis aktivizmit autentik dhe operacioneve të orkestruara. Shoqëria Civile Shqiptare në analizën e saj të janarit 2026, identifikon si “sinjale paralajmëruese të hershme” pikërisht ato modele që sot po vërejmë në debatin publik: video të prodhuara në cilësi profesionale që qarkullojnë në mënyrë koordinuese, narrativa “patriotike”...