Si Igli Tare nga ish-futbollist i Kombëtares u shndërrua në biznesmen energjetik me leje milionëshe, tokë shtetërore…

Si Igli Tare nga ish-futbollist i Kombëtares u shndërrua në biznesmen energjetik me leje milionëshe, tokë shtetërore…

Të gjithë e kemi duartrokitur në fushë kur luante me fanellën e kombëtares. Por ky investigim i emisionit “Plug” nuk do të flasë për futbollistin, por për shtetasin Igli Tare, vëllain e Agron Tares, i cili ka mbajtur disa funksione të larta në administrate e Këshill të Ministrave. Kujtojmë se gjate kohës qe Tare regjistronte kompaninë që mori pronë shtetërore në Fier, i vëllai mbante një detyrë shumë të rëndësishme, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës. Igli Tare para emërimit të Belinda Ballukut si Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës në dhjetor 2018, nuk kryente ndonjë aktivitet të madh fitimprurës në Shqipëri, por gjithçka do të niste pasi Belinda Balluku do të ngjiste shkallët në majën e pushtetit. Sipas investigimit Igli Tare dhe Belinda Balluku...