Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Si erdhi fitorja spektakolare e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare në Kosovë
kreret e vetevendosjes KOSOVË- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare - të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues - përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë (REL) se zgjedhjet e 28 dhjetorit i sollën partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një fitore “spektakolare”, të cilën ajo e arriti kryesisht falë “dobësive" të partive opozitare. LVV-ja i fitoi 49.30 për qind të votave, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). “Kjo është një fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën ia ka dhuruar opozita me mungesën totale të ideve se si të ballafaqohen me popullizmin e fuqishëm...