Shtyrja e vendimit në Hagë, hapi i radhës në strategjinë kundër Kosovës

Shtyrja e vendimit në Hagë, hapi i radhës në strategjinë kundër Kosovës

Nga Hisen Berisha Kam paralajmëruar edhe më herët, me kërkesë të miqve, se ndërhyrja politike në proceset e drejtësisë në Hagë është e rrezikshme dhe e papranueshme. (Njëri nga artikujt e botuar: https://www.epokaere.com/strategjia-per-delegjitimimin-e-uck-se-dhe-provokimin-e-perplasjes-qytetare/). Raportimet mediatike për takimin ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit francez Emmanuel Macron ngritën shqetësime serioze se kemi të bëjmë me një qasje që nuk i shërben as drejtësisë dhe as interesit shtetëror të Kosovës. Sipas këtyre raportimeve, është pretenduar se Kryeministri Kurti ka kërkuar që të akuzuarit në Hagë të mos lirohen, duke e lidhur këtë me zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse këto raportime janë të sakta, atëherë nuk kemi të bëjmë me mbrojtje të drejtësisë, por me një përpjekje për të ndikuar...