Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

Shtyhet seanca ndaj kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca e radhës do të mbahet në datën 24 mars në orën 14:30. Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancën e parë të themelit sepse pretendon se nuk ka kaluar fazën paraprake dhe nuk mund të paraqitet. Avokatja e caktuar kryesisht, pasi Veliaj nuk ka sjellë avokat të pajisur me prokurë, ka kërkuar të marrë në dorëzim dosjet. Kjo ka qenë edhe arsyeja e shtyrjes së seancës. I pranishëm në sallë ishte dhe prokurori Ols Dado.   “Ne nuk kemi bërë seanca paraprake, nuk na janë dhënë të gjitha dokumentet. I mbrojturi prej meje duhet të njihet me materialet e çështjes. Unë kam patur dy herë kontakte me të mbrojturin prej...