Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të bashkëpandehurve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, konkretisht Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Mësohet se gjatë verifikimit të pranisë së palëve në sallë rezultoi se Ema Çoku ishte e pranishme, por pa avokatët e saj. Mbrojtësit ligjorë të Çokut kishin paraqitur një kërkesë për shtyrjen e seancës, duke argumentuar se e kishin të pamundur të merrnin pjesë. Në seancë mungonte Fatime Kryemadhi, ndërsa ishte e pranishme avokatja e saj, Esmeralda Rama. Ndërkohë, Pirro Xhixho ishte i pranishëm së bashku me avokatët mbrojtës. Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, e cilësoi të pajustifikuar kërkesën e avokatëve të Ema Çokut për shtyrjen e seancës, duke theksuar se e pandehura ndodhej pa mbrojtje ligjore. Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi se Çoku...