Shtuni: Venezuela po shkërmoqet, Maduron e kapën me shapka
Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Artan Shtuni Maduro ka 13 vjet në pushtet, që nga vdekja e Hugo Chaves. Ka vjedhur dy palë zgjedhje në 2018 dhe 2024, por pavarësisht se ishte uzurpues i pushtetit, diktator që i ktheu 8 milionë venezuelianë në refugjatë, operacioni që pamë nuk kishte të bënte me aktivitetin e tij politik, por me aktivitetin e tij criminal, të paktën në bazë të informacionit që shpërndajnë autoritetet që e kanë kryer këtë operacion dhe mënyrën si e kanë interpretuar, motivet që kanë shtyrë për këtë operacion. Ka një akuzë mjaft të detajuar. Urdhër-arresti ka pasur 50 milionë dollarë shpërblim për arrestimin e tij nga disa presidentë. Edhe Bideni ka pasur po të njëjtën gjë, ka qenë 25 milionë, pastaj është dyfishuar në...
Burimi:
kohajone.com