Shtohet bilanci i aksidenteve, shkak shkelja e rregullave të qarkullimit, përdorimi i telefonit dhe alkoolit në timon
Orë pa gjumë, një gotë alkooli, apo një shpërqendrim nga celulari shpesh janë arsye për aksidente fatale sidomos në raste festash. Edhe këtë fillim viti situate e aksidenteve nuk është aspak pozitive. Në vetëm 5 ditët e para të këtij viti janë shënuar 5 aksidente me 8 viktima. 3 të rinj nga mosha 24-27 vjeç humbën jetën në orët e para të 2026 në aksin Gjirokastër-Tepelenë pasi makinat e tyre u përplasën me njëra tjetrën. Një ditë më vonë në Lezhë një çift bashkëshortësh humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një tjetër në aksin Lezha- Mabë. Ndërsa një familje me 4 anëtarë mes tyre 2 fëmijë mbetën të lënduar. Aksidente të tjera me vdekje janë shënuar në Durrës dhe në Elbasan ku...
Burimi:
top-channel.tv