“Shteti ligjor në krizë”, Tabaku: Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një tryezë të nivelit të lartë të organizuar nga Westminster Foundation për forcimin e qeverisjes demokratike dhe ndryshimeve transformuese, ngriti shqetësime të forta mbi efektivitetin e kontrollit të ligjeve pas miratimit dhe rolin e Parlamentit në garantimin e llogaridhënies. Tabaku theksoi se përvoja në Kuvend ka nxjerrë në pah një problem thelbësor: hendeku mes ligjit dhe zbatimit nuk është rastësor, por struktural. Sipas saj, një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit, hartohet për të përmbushur kritere formale të procesit të integrimit europian dhe jo për të prodhuar rezultate konkrete në praktikë. Ajo vuri në dukje se, ndonëse kuadri ligjor shpesh është në përputhje me standardet e Bashkimit Europian në letër, mungesa e zbatimit real...
Burimi:
gijotina.com