Shtëpia e barit në Sarandë, Policia jep detaje
Policia ka zbardhur detaje nga operacioni i djeshëm në Sarandë, ku u zbulua një shtëpi bari në një pallat. Në kuadër këtij operacioni janë sekuestruar 157 bimë narkotike, 18 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen. Po ashtu janë sekuestruar edhe 90 llamba elektrike me reflektorë, 100 siguresa elektrike, 5 kondicionerë, 15 ventilatorë, 4 filtra ajri, tubo aspirimi, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale. Në pranga ka rënë administratori i pallatit, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë. Njoftimi i Policisë Sarandë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Administratori”, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin...
Burimi:
kohajone.com