“Shqiptarët po mbrojnë të drejtat e tyre”/ The Guardian: Protestat masive po vënë në pikëpyetje drejtimin e vendit
Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me protestat masive përmes së cilave është kërkuar dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama. Në shkrimin e saj theksohet se shqiptarët janë të zemëruar, pasi zhvillimet luksoze multimiliarda dollarëshe kërcënojnë një nga zonat e fundit të egra në vend. Ajo që filloi me shqetësimet mjedisore është bërë revolucioni i flamingos, dhe ka vënë në pikëpyetje vetë drejtimin e vendit. Kjo pasi demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të tyre, Edi Rama. The Guardian shkruan se zhvillimi i Zvërnecit është bërë i mundur nga një ndryshim ligji i vitit 2024, i cili lejon ndërtimin në rezervat natyrore për zhvillime me pesë yje. Eurodeputetët kanë bërë thirrje për ndalimin...
Burimi:
sot.com.al