Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 lekë për litër, ose rreth 2.2 euro sipas kursit mesatar të këmbimit. Nafta në Shqipëri tregtohet me çmimin më të lartë në rajon. Çmimet më të lira janë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër. Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, por deri dy ditë më parë ishte rreth 1.6 euro/litër. Mesatarisht, një përdorues automjeti në Shqipëri e paguan çmimin final mesatarisht 25-40% më shtrenjtë sesa në vendet e tjera të rajonit. Po si shpjegohet ky çmim më i shtrenjtë?! Nëse shohim strukturën se si ndërtohet çmimi, në Shqipëri është fakt i njohur që barra e taksave...