Shqiptarët bëjnë historinë! Prej 2 muajsh qytetarët mbushin sheshin dhe rrugët, sot dita e 60 e revoltës

Shqiptarët bëjnë historinë! Prej 2 muajsh qytetarët mbushin sheshin dhe rrugët, sot dita e 60 e revoltës

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 60-të, duke shënuar plot dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Ajo që në fillim u duk si një revoltë e kufizuar kundër zhvillimeve në Zvërnec është kthyer në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila ka zgjeruar kauzën e saj nga një çështje lokale në një kundërshtim të hapur ndaj qeverisë dhe klasës politike. Për 60 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur të njëjtat kërkesa: largimin e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes së vendit. Gjatë këtyre dy muajve protesta ka kaluar në disa faza. Nga tubimet e...