“Shqipëria s’duhet të dëmtojë standardet!”/ Komisioni Evropian: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e…

“Shqipëria s’duhet të dëmtojë standardet!”/ Komisioni Evropian: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e…

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin se projekti i planifikuar në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë mund të ketë ndikime mjedisore që bien në kundërshtim me procesin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ditëve të fundit në Shqipëri janë mbajtur protesta kundër punimeve për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, pranë Vlorës, mes shqetësimeve lidhur me ndikimin në mjedis dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e tokës. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, ka tërhequr vëmendjen se, në procesin e anëtarësimit në BE, si pjesë e standardeve përmbyllëse për negociimin e Kapitullit 27 mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria pritet të përshtatet plotësisht me legjislacionin e bllokut evropian në këtë fushë. Kjo, sipas tij, përfshin zbatimin e Direktivave për Shpendët dhe Habitatet, shfuqizimin e dispozitave...