Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë”, PD akuza MIE, reagon Ministria: Dezinformim, nuk ka asnjë vendim nga BE
Deputeti i PD Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se Shqipëria është në kolaps energjetik dhe se rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë. “Shqipëria ka marrë zyrtarisht nga Ministriali i Komunitetit të Energjisë një paralajmërim të fortë për përjashtimin e saj nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, një institucion ky shumë i rëndësishëm i financuar nga BE. Kjo ndodh për shkak se Shqipëria ka dështuar të përmbushë detyrimet e saj themelore lidhur me përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, ngritjen e kapaciteteve institucionale, realizimin e reformave të dakorduara për tregun e energjisë, sigurimin e furnizimit me energji elektrike, tregtinë ndërkufitare të energjisë, sigurinë kibernetike, trajtimin e emergjencave energjetike, si dhe një sërë çështjesh të tjera teknike që përfshihen si detyrime për...