Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Shqipëria, qendra të reja emigrimi/ Miratohet plani i kontigjencës, mes atyre që përdorën vendin tonë si tranzit edhe 100 rusë
Shqipëria e ka gati planin kombëtar të kontigjencës për migrantët e paligjshëm që botuar në fletoren zyrtare në fund të dhjetorit, duke përshkruar detyrat që duhet të përmbushen nga 2026 deri 2028. Nëse lëvizjet migratore do të jenë normale autoritetet kanë në dispozicion një vlerë indikative prej 195 milionë lekë. Por nëse situata ndryshon dhe kalohet në skenarin e kuq, pra në krizë migrantësh, domethënë tej kapaciteteve shtetërore kostoja shkon në 708 milionë lekë.Në këtë strategji përfshihet hapja e qendrave të reja pritëse në rast emergjence të migracionit të parregullt. Megjithatë pranohet një trend në ulje i kalimeve të paligjshme të kufirit që nga viti në vit nga 178 mijë migrantë ka zbritur në 63 mijë. Shumica e të huajve konstatohet se përdorën kufirin e...