“Shqipëria progres të shpejtë për anëtarësimin në BE”, zbardhet raporti i PE: Luftoni korrupsionin në nivelet e larta, imuniteti garanton funksionimin e institucioneve

“Shqipëria progres të shpejtë për anëtarësimin në BE”, zbardhet raporti i PE: Luftoni korrupsionin në nivelet e larta, imuniteti garanton funksionimin e institucioneve

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar sot me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim, raportin për Shqipërinë, ku vlerësohet angazhimi i vendit tonë për tu bërë pjesë e BE-së si dhe inkurajohet vijimi i ritmit aktual të reformave për t’u anëtarësuar në Union. “Përshëndet / merr në dijeni ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe përshëndet progresin e shpejtë të bërë vitet e fundit; thekson nevojën për të siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit”, thuhet në paragrafin e parë të dokumentit të miratuar sot. Në raport vihet theksi te korrupsioni, i cili konsiderohet sërish shqetësim serioz, teksa bëhet thirrje për garantimin e pavarësisë së SPAK-ut. Në raport vihet theksi te korrupsioni, i...