Shqipëria një hap më pranë BE, ekspertët e integrimit: Procesi ka kosto, brenda 2027-ës duhen vendosur standardet evropiane
Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel mbylli një etapë me rëndësi për Shqipërinë, duke e kaluar në klasën tjetër më afër BE. Për ekspertët e integrimit tashmë vendi ndodhet në mes të rrugëtimit dhe detyra më sfiduese e presin. “Një arritje e rëndësishme miratimi i raportit IBAR-it, është vlerësim pozitiv për punën e bërë në reformat vecanërisht në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, administrata publike, prokurimet, etj krimit të organizuar, etj dhe jepen standardet finale që Shqipëria duhet të plotësojë për anëtarësimin dhe hyjmë në fazën më të rëndësishme të tij. Mund të themi në gjysmën e dytë por është më e vështira”, u shpreh eksperti Gledis Gjipali. Drejtuesi i Lëvizjes Europiane në Shqipëri Gledis Gjipali analizon se afati i vendosur nga qeveria për të finalizuar negociatat teknike...
Burimi:
top-channel.tv