Shqipëria në Panairin e Turizmit, ministri Gonxhja: Kënaqësi të takoja kryebashkiakun e Madridit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka takuar në Panairin e Turizmit në Madrid, kryebashkiakun e qytetit, José Luis Martínez-Almeid. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja ka publikuar foto nga takimi me kryebashkiakun. “Kënaqësi të takoja Kryetarin e Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida, gjatë FITUR, në një panair lider që mbetet një platformë kyçe për dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e turizmit”, shkruan Gonxhe.
Burimi:
kohajone.com